POLITIKA E PRIVATËSISË

Angazhimi ynë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Qendra Diagnostike “Ygeia Medical Centers” ka vendosur si prioritet ofrimin e shërbimeve shëndetësore me cilësi të lartë. Synon me një përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar shërbimet në fushën e shëndetësisë, pasi është përkushtuar të respektojë të drejtat tuaja, nën prizmën e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ju lutemi, kushtoni pak kohë për të lexuar dhe për të kuptuar pse dhe si i përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (BE) 2016/679.

Në Politikën e Privatësisë së të Dhënave Personale mund të gjeni informacione për: llojin e të dhënave personale të përpunuara nga "YgeiaMedicalCenters", bazën ligjore të përpunimit, periudhën e ruajtjes së të dhënave, marrësit e të dhënave tuaja personale, të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, si dhe masat e sigurisë të marra nga Qendra Diagnostike për të mbrojtur privatësinë tuaj.

Politika e privatësisë për të dhënat personale e të ekzaminuarve

Qendra Diagnostike "YgeiaMedicalCenters" ofron shërbimet mjekësore më moderne, më të besueshme, më të sigurta dhe më efektive në mënyrën më të mirë të mundshme. E udhëhequr nga parimet e humanizmit që drejtojnë shkencën mjekësore dhe kulturën moderne, ka marrë masat e nevojshme teknike dhe organizative për të garantuar plotësisht privatësinë tuaj, por edhe sigurinë e të dhënave tuaja personale, në përputhje me legjislacionin aktual europian dhe kombëtar.

Të dhënat që përpunojmë

Për t'ju ofruar siç duhet shërbimet tona, ne ju kërkojmë të na jepni të dhënat tuaja personale bazë, veçanërisht të dhënat tuaja personale që rezultojnë nga identiteti juaj, të dhënat e pagesës dhe të siguracionit dhe të dhënat mjekësore (veçanërisht informacione rreth gjendjes të shëndetit tuaj, si p.sh një anamnezë mjekesore). Nëse vendosni të ndani ekzaminimet e mëparshme imazherike dhe mjekësore për përdorimin tonë, ne do t'i ruajmë ato në sistemet tona dhe do t'i përpunojmë vetëm për t'ju ofruar shërbimet tona mjekësore. Nëse jepni vullnetarisht informacion për kontaktit të të afërmeve ose anëtarëve të familjes tuaj, ai do të përdoret vetëm në rast se nuk jemi në gjendje t'ju kontaktojmë ose në rast urgjence. Në rast se vizitoni 'YgeiaMedicalCenters' pas referimi te një Mjeku Privat, ne do ta informojmë këtë të fundit për rezultatet e ekzaminimit tuaj, vetëm nëse konsiderohet e nevojshme për qëllime të ekzaminimit të saktë mjekësor. Për më shumë informacion rreth të dhënave që përpunojmë, ju lutemi kontaktoni sekretariatin tonë.

Baza ligjore e përpunimit të të dhënave tuaja

Është e nevojshme që ne të përdorim të dhënat tuaja personale dhe mjekësore për të ofruar shërbimet e nevojshme mjekësore. Përpunimi i të dhënave tuaja personale bazë (p.sh. emri dhe të dhënat e kontakteve) janë të nevojshme për të caktuar takimet tuaja dhe për të kryer shërbimet mjekësore që dëshironi. Marrëveshja për ofrimin e shërbimeve mjekësore është baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja themelore personale.

Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja

Ne i ruajmë të dhënat tuaja personale për një periudhë 10 vjeçare, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nëse detyrimi ynë ligjor për të ruajtur të dhënat tuaja skadon, ne do t'i fshijmë të dhënat tuaja ose do t'i anonimizojmë ato menjëherë. Në të njëjtën kohë dhe në mënyrë të jashtëzakonshme, Qendra Diagnostike mund t'i ruajë të dhënat tuaja personale për një periudhë më të gjatë se 10 vjet, vetëm nëse kjo është e nevojshme për t'i shërbyer interesave të saj legjitime, ose për t'u mbrojtur kundër pretendimeve juridike. Në rastin e fundit, do të merrni informimin përkatës.

Marrësit e të dhënave tuaja personale

"Ygeia Medical Centers" komunikon të dhënat tuaja personale - dhe vetëm të dhënat tuaja që janë absolutisht të nevojshme - për tre kategori të ndryshme marrësish:

  • Ofruesit e shërbimeve mjekësore – partnerë të Qendrës Diagnostike, si inxhinierë të IT-së, mjekë, ofrues të shërbimeve shëndetësore, të cilët përpunojnë të dhënat personale në emër dhe për llogari të Qendrës Diagnostike, në bazë të angazhimeve kontraktuale duke i përzgjedhur në bazë të zbatimit thelbësor të masave të sigurisë së nivelit të lartë dhe në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale.
  • Palë të treta që ofrojnë shërbime shëndetësore me të cilët "Ygeia Medical Centers" nuk ka bashkëpunim dhe vetëm në rastet e mëposhtme:
    • Në rast se kërkohet zbulimi i të dhënave në kontekstin e një kontrate sigurimi që ju mbani me një kompani siguracioni të caktuar
    • Me qëllim të mbrojtjes së interesave tuaja jetike
    • Nëse kërkohet nga një dispozitë legjislative të veçantë.
  • Palë të treta që ofrojnë shërbime shëndetësore me kërkesën tuaj me shkrim.

Për më shumë informacion se si do transmetohen të dhënat tuaja personale palëve të treta, mund të konsultoni faqen tonë të internetit ose Sekretariatin e Qendrës sonë Diagnostike. Sqarohet se "Ygeia Medical Centers" nuk mban asnjë përgjegjësi për menaxhimin e të dhënave tuaja personale nga palë të treta.

Të drejtat tuaja

Nën prizmën e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, ju keni të drejtat e mëposhtme.

  • E drejta për të hyrë në të dhënat tuaja personale
  • E drejta për të korrigjuar të dhënat tuaja personale
  • E drejta për të fshirë të dhënat tuaja personale
  • E drejta e kufizimit të përpunimit
  • E drejta për transportueshmëri të të dhënave tuaja personale
  • E drejta për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja personale.

Nëse dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja ose dëshironi të merrni më shumë informacion në lidhje me të drejtat tuaja të mësipërme, mund të kontaktoni Sekretariatin tonë.

Siguria e të dhënave tuaja personale

Stafi ynë mjekësor dhe administrativ, duke qenë plotësisht i trajnuar dhe me trajnime të vazhdueshme, siguron çdo ditë ofrimin e shërbimeve dhe kujdesit mjekësor sa më të mirë për të gjithë ata që i besojnë Qendrës sonë Diagnostike. Mbajtja e të dhënave tuaja të sigurta është prioriteti ynë. Të dhënat tuaja personale ruhen në mënyrë të sigurt nga ne ose nga ofruesit tanë të shërbimeve të zgjedhur me kujdes. Kur ofruesit tanë të shërbimeve përpunojnë të dhëna mjekësore në emrin tonë, ne kërkojmë një nivel të lartë mbrojtjeje. Ne sigurojmë që janë vendosur masa jashtëzakonisht të rrepta sigurie për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga humbja dhe keqpërdorimi, dhe nga qasja ose transferimi i paautorizuar. Këto masa, rast pas rasti, përfshijnë kontrollin e aksesueshmërisë së të dhënave, (role based access control) si dhe pseudonimizim, kriptim ose dhe masa të tjera teknike dhe organizative.

Ju informojmë se mund të kontaktoni Qendrën tonë Diagnostike për çdo problem që ka të bëjë me sigurinë e të dhënave tuaja në numrin e telefonit të mëposhtëm: 0038975999990 , si dhe me email: : info@ygeiamedicalcenters.com

Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën se si përpunohen të dhënat tuaja, mund të bëni një ankesë pranë Autoritetit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Megjithatë, përpara se të bëni një ankesë në Autoritetin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, ne do ta vlerësonim nëse do të na jepnit mundësinë për të zgjidhur ndonjë nga ankesat tuaja me proces të brendshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Cookies