Dr. Katerina Kyriakou

DERMATOLOG – VENEROLOG

Dr. Katerina Kyriakou është mjeke specialiste Dermatologe – Venerologe. Mjekja ka lindur në Selanik dhe është diplomuar në Kolegjin Amerikan Anatolia në vitin 2001. Ajo ka shkëlqyer në provimet mbarëkombëtare dhe është pranuar në Departamentin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës, nga ku është diplomuar në vitin 2007. Në vazhdim ka ndjekur për dy vjet Programin e Masterit të Fakultetit të Mjekësisë të Selanikut “Metodologjia e Kërkimit Mjekësor”. Më pas, mjekja përgatiti doktoraturën dhe në vitin 2015 u shpall Doktor i Shkencave në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës me vlerësime të “Shkëlqyeshme”. Specializimin për Dermatologji – Venerologji e ka kryer në Klinikën e II-të Universitare të Dermatologjisë në Spitalin Papageorgiou të Selanikut, ndërsa është trajnuar edhe në Klinika Universitare të Dermatologjisë në Itali dhe Gjermani (Universiteti Sapienza i Romës në Itali dhe Spitali Universitar Jena, Gjermani). Në të njëjtën kohë, ajo ndoqi programe speciale të Dermatologjisë Pediatrike dhe Alergjisë së Lëkurës në spitali "A. Syngros”, në Athinë, si dhe seminare të specializuara mbi Dermatologjinë në fushën e “Sprovave dhe Kërkimeve Klinike” në Athinë dhe Selanik, duke marrë Certifikata nga Cambridge University Hospitals.

Prej vitit 2010, mjekja është bashkëpunëtor shkencor i Klinikës së II-të Universitare të Dermatologjisë ndërsa që nga viti 2016 është Pedagoge e Programit Master Ndërkadsor të të Universitetit të Selanikut (Departamenti i Mjekësisë dhe Edukimit Fizik), me titull “Ushtrimi dhe shëndeti”. Në fushat e veçanta shkencore të mjekes Katerina Kyriakou përfshihet Psoriaza, Sëmundjet Autoimune të Lëkurës dhe Dermatologjinë Pediatrike. Pasioni i mjekes për zgjerimin e vazhdueshëm të formimit të saj shkencor motivon veprimtarinë e saj të vazhdueshme kërkimore, pjesëmarrjen e pandërprerë në Konferenca Ndërkombëtare dhe Panhelenike, shkrimin e studimeve shkencore dhe pjesëmarrjen e saj në studime klinike. Ajo është anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Dermatologjisë, e Shoqatës Greke të Dermatologjisë dhe Venerologjisë (EDAE), e Shoqatës Mjekësore të Selanikut dhe të Professional Tennis Registry (PTR).